Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar sot se largimi i Ramës është hapi i parë drejt votës së lirë, që do bëjë të mundur zgjedhjen e një parlamenti dhe qeverie legjitime dhe që do afrojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Askush nuk do e ndalë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dënojmë vendimin e dhënë sot nga gjyqtari politik Arben Micko. Do mbajë përgjegjësi për vendimin politik që mori sot. Jemi në kontakt me partnerët tanë ndërkombëtarë që duan të na ndihmojnë në kapërcimin e krizës. Largimi i Edi Ramës i jep fund krizës politike në vend. PD do jetë e gatshme të ndërmarrë një reformë të plotë kushtetuese, në mënyrë që asnjë kupolë të mos ketë më mundësi të marrë peg vendin dhe të grabisë pronat e shqiptarëve. Duhet t’i japim fund tranzicionit të stërzgjatur. Transformimi nis me votën e lirë dhe kjo është rruga e vetme drejt dyerve të Europës dhe ne jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim për të integruar vendin në BE.” – tha Basha.