Vendosni fjalën kyçe....

Lënia në burg e 20 protestuesve, LSI: Vendim nga gjykatësit shërbëtor të krimit


Lëvizja Socialiste për Integrim ka reagua pas vendimit të Gjykatës për lënien në burg të 20 protestuesve të arrestuar për marshimin e mbrëmshëm të opozitës, ku nënvizon  se vendimet e gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit nuk e ndalin revoltën.

Sipas LSI-së, ky vendim është dëshmia e radhës e vendimeve të një drejtësie politike.

Deklarata e plotë i LSI-së:

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!

Nga ana tjetër, është dëshmia e radhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gaz lotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *