Trajneri italian i Çelsit, Sarri, duket nuk do qëndrojë më në Angli dhe pritet të rikthehet në vendlindje.
Teknikun italian e kërkojnë Milani dhe Roma edhe pse ai nuk e ka vendosur ende se ku do të shkojë.
Sarri vajti te Çelsi me ambicie të mëdha por Premierliga doli më e vështirë nga sa e kishte parashikuar duke mos qenë në gjendje që të renditet me ekipin e tij më mirë se vendi i tretë, që i siguron ekipit gjithsesi pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.
Italiani nuk qe asnjëherë në gjendje që të krijonte një marrëdhënie të mirë më shtypin britanik, presidentin e klubit dhe tifozët këstu që ka bërë gati valixhet.
Sipas të gjitha gjasave Sarri do marrë drejtimin e Romës, por edhe Milani nuk mbetet më pas duke qenë se ka gati një projekt ambicioz për tu rikthyer në majat e futbollit italian.