Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Policia ndalon një tjetër studente për Borchardt


Petrit Vasili denoncon ndalimin e një tjetër studenteje për rastin e parrullës “Borchard shame On You”.

Vasili thotë se studentja quhet Viosana Kokla, një nga studentet e cila u bë e njohur gjatë takimeve të kryeministrit Edi Rama me studentët, për të ndalur protestat e tyre.

“Turp.Skandal.Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla per Borchard.

Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia per hesap te Borchard.

Edi Rama shfrytezon Borchard per tu hakmarre me Viosanen studentes se arkitektures qe e kryqezoi kryeministrin.

Turp.Turp.Turp

Policia nuk ndalon kriminelet dhe te korruptuarit por me urdher te Edi Rames do qe tju mbylle gojen te rinjve.

Shiheni VIDEON kur kryqezohej Edi Rama.”, shkruan Vasili.

Studentja Ana Hazizaj u  shoqërua në polici dy netë më parë, në orën 11 të natës në polici. Sipas Vasilit, efektivët e kanë marrë nga shtëpia me dhunë, duke mos e njoftuar paraprakisht që të përgatitej. Studentja Hazizaj (aktiviste e LSI-së) u lirua pas orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm. Studentet janë ndaluar për rastin e shkrimi në murin e banesës së ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt “Borchardt Shame on you”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *