Massimiliano Alegri dhe Juventusi janë divorcuar pas 5 sezonesh. Tekniku toskan nuk do jetë në stolin e ekipit duke nisur nga sezoni që vjen.
Lajmi është dhënë nga faqja zyrtare e klubit sipas së cilës pas 3 ditësh bisedime, palët nuk kanë mundur ta gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ditën e nesërme është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes trajnerit Allegri dhe presidentit të klubit Agnelli.
Duket se shkak për ndarjen mes palëve është mosdhënia e dritës jeshile ndaj Allegrit për të bërë një gjysmë revolucion për të bërë të mundur fitimin e Ligës së Kampionëve që është kthyer në fiksimin e klubit pas dominimit 8 vjeçar në Itali.
Tashmë ka nisur gjuetia për teknikun e ri që do drejtojë bardhezinjtë. Ëndrra e Juventusit është Guardiola por zor se spanjolli do largohet nga Manchester City.
Emra të tjerë të vështirë për t’u arritur janë Deschamps dhe Pochettino, kështu që pazari mbetet i hapur.