Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për mashtrim në zgjedhje, ish-presidenti francez rrezikon gjyqin


Një gjykatë e lartë franceze hodhi poshtë një apel nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy, për të mos u përballur me akuzat për financim të paligjshëm gjatë zgjedhjeve presidenciale për rizgjedhjen e vitit 2012, teksa gjyqi ndaj ish-kreut të shtetit tani po shfaqet i pashmangshëm.

Prokurorët pohojnë se Sarkozy shpenzuar rreth 51 milionë dollarë në fushatën për rizgjedhjen  e tij, pothuajse dyfishi i kufirit ligjor prej 25.1 milion dollarësh, duke përdorur fatura të rreme dhe kërkoi që ai t’i përgjigjet akuzave në gjykatë.

Sarkozy ka denoncuar akuzat, duke thënë se ai nuk ishte në dijeni të mashtrimit nga drejtuesit në firmën e marrëdhënieve me publikun Bygmalion, të cilët janë gjithashtu në mesin e gjithsej 13 personave që ka gjasa të përballen me gjyqin.

Avokatët e Sarkozy-së apeluan tek Këshilli Kushtetues, i cili rregullon pranueshmërinë e ligjeve dhe vendimeve ligjore, duke argumentuar se ai kishte paguar tashmë një dënim financiar për tejkalimin e shpenzimeve.

Drejtuesit e Bygmalion dhe Jerome Lavrilleux, nënkryetari i fushatës së Sarkozy-së në vitin 2012, kanë pranuar ekzistencën e mashtrimit dhe kontabilitetit të rremë.

Të premten, Këshilli Kushtetues vendosi se një gjykim penal ishte i justifikuar me arsyetimin se ai kishte të bënte me “shkeljen e mundshme të ndershmërisë nga kandidatët ose zyrtarët e zgjedhur”.

“Është një zhgënjim i madh”, tha për AFP një prej avokatëve të Sarkozisë, Emmanuel Piwnica.

Sarkozy u tërhoq nga jeta politike pasi nuk arriti të siguronte emërimin nga partia e tij e djathtë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, të fituara nga qendra e Emmanuel Macron.

Ai do të ishte i dyti ndër krerët e shtetit francez që përballen me gjyqin që nga themelimi i Republikës së Pestë në vitin 1958.

Në vitin 2011, ish-presidentit Zhak Shirak iu dha një dënim dyvjeçar për shpërdorim dhe keqpërdorim të fondeve publike gjatë kohës së tij si kryebashkiak i Parisit, vendim që më vonë u pezullua.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TRT World


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *