Presidenti amerikan, Trump, ka reaguar përsëri ndaj zyrtarëve të FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, të akuzuar për spiunazh gjatë fushatën së tij presidencialetë vitit 2016, duke i quajtur veprimet “tradhëti” dhe duke sugjeruar se ata mund të dënohen me burg.
Ndërsa Trump ka deklaruar se qeveria mund ta ketë spiunuar fushatën e tij në të kaluarën, të premten ai shkroi në Twitter duke thënë se gjetjet ishin “përfundimtare”.
Në fillim të majit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr formoi një ekip për të hetuar akuzat. Ai i tha një Komisioni Gjyqësor të Senatit shqetësimet e tij se “pak njerëzve në majën e ajsbergut u shte fiksuar se ata dijnë më mirë se populli amerikan”, duke premtuar se do të gjente se sa “informatorë të besueshëm ” ishin përfshirë në fushatë dhe kur kishte nisur mbledhja e të dhënave.
Trump gjithashtu përmendi një sondazh të Fox News, ku mbi gjysma e të anketuarve u përgjigjën se besonin se FBI kishte thyer ligjin gjatë hetimit të saj.
Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm, Barr, ka të ngjarë të vërtetojë akuzat se FBI-ja kishte keqpërdorur Aktin e Mbikqyrjes së Inteligjencës së Jashtme (FISA) në mënyrë që të vendoste një përgjim mbi ish-këshilltarin e fushatës së Trump, Carter Page.
Një tjetër këshilltar i fushatës së Trump, George Papadopoulos, tha se ishte takuar me spiunë të dyshuar në Londër, të cilët u përpoqën të merrnin informacion prej tij rreth lidhjeve të dyshuara të Trump me Rusinë.
Thirrjet e Trump për një hetim të spiunimit të supozuar u përforcuan pas lëshimit të raportit të Mueller, i cili hodhi akuza të hollësishme që Trump kishte “bashkërenduar” me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitojë presidencën në vitin 2016.
Ndërkohë që hetimi nuk ishte në gjendje të krijonte ndonjë lidhje, shumë demokratë kanë vazhduar të çojnë më tej historinë dhe të bëjnë thirrje për shkarkimin e presidentit.