Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja kallëzon penalisht sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit: Falsifikoi dokumentet për partinë e Patozit


Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj pasi sipas saj ka falsifikuar dokumentet zyrtare për regjistrimin në zgjedhje të partisë së Astrit Patozit, “Bindja Demokratike”.

“Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.”, tha sot Ivi Kaso në një deklaratë për shtyp.

Sipas komunikimit të demokratëve Edi Rama “po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin. ”

Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë

“Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon.

“Bindja Demokratike” nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.”, sqaroi më tej Kaso.

Dokumentet e vënë në dispozicion të publikut nga Kaso:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *