Vendosni fjalën kyçe....

Huawei qetëson klientët pas tërheqjes së Google nga bashkëpunimi: S’ndryshon asgjë


Gjiganti i teknologjisë, Huawei, është zotuar të vijojë shërbimet mbështetëse për klientët e tabletëve dhe smartfonëve Android, pasi Google tha se do ndërpriste lidhjet me firmën kineze të akuzuar nga Uashingtoni për spiunazh për llogari të Pekinit.

Në një deklaratë të kompanisë të lëshuar të hënën, Huawei tha se kishte bërë “punë të konsiderueshme” për zhvillimin dhe rritjen e sistemit operativ Android në mbarë botën dhe do të vijonte të mbështeste konsumatorët e pajisjeve të tij.

“Huawei do të vijojë të ofrojë përditësime të sigurisë dhe shërbime pas shitjes për të gjitha produktet ekzistuese Huawei dhe Honor smartphone dhe tabletë, duke mbuluar ato që janë shitur dhe që janë akoma në stok global.” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Firma shtoi se do të vijojë të ndërtojë një “ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm të softuerit” në mënyrë që klientët e saj në mbarë botën të kenë përvojën më të mirë të përdorimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *