Kryetari i PD Lulzim Basha nga Shkodra, nw ditwn e pwrpurimit tw Memorialit nw ndwr tw viktimave tw komunizmit, tha se në Shqipëri për 50 vjet nuk janë dënuar krimet e komunizmit dhe që rrjedhin nga ideologjia staliniste.
Basha shtoi se dje ishte ideologjia staliniste ajo që “vriste” shqiptarët, kurse sot krimi e vesi janë në pushtet.
“Përtej dëmshpërblimit për të përndjekurit, duhet që të jemi me zemër me ta. Përtej ndryshimit të ligjit, bëhet fjalë për dënimin e krimit në nivel kombëtar.
Ne kemi bërë të mundur që disa vende të kthehen në zona të frekuentuara nga njerëzit. Historia na tregon se krimi e vesi për 50 vjet qëndruan në pushtet. Përsëri modeli është i njëjtë. Sot përpos vesit të komunizmit, të marksizëm-leninizmit e stalinizmit, kemi vesin e krimit në pushtet.
Sot në pushtet janë hipokritët, ata që zvarritën pas pushtetit. Shqiptarët duhet të besojnë në Zot, në atdhe, në votën e lirë dhe të ndershme”-deklaroi Basha.