Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë për Samitin e Berlinit duke deklaruar se kryeministri Hradinaj është treguar i paedukatë.
Thaçi ka vlerësuar Ramën dhe nuk ka pranuar deklaratat se ndaj Haradinajt është bërë presion për të hequr taksën
“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë.
Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë.
Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi.
Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri” – tha Thaçi.