Pedagogu Mark Marku dhe gazetari Carlo Bollino janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin “Opinion” për dosjen 339 dhe akuzat për përgjegjësinë e mundshme të kryebashkiakut Dako në shit-blerjen e votave.
Marku ka shigjetuar Bollinon dhe mediat që drejton se merr tendera nga Bashkia dhe si media pranë qeverisë.
Menjëherë ka reaguar Bollino i cili e ka paralajmëruar me denoncim për shpifje.
Debati:
Marku: Fakti që mediat marrin tendera pranë bashkisë nuk iu bën të thoni të vërtetën
Bollino: Pas zotit Berisha ju do jeni i treti që do akuzoj për shpifje