Ndalohet një person i shpallur në kërkim në Durrës. Personi në fjalë, me inicialet M.Z.,36 vjeç është ndaluar në kuadër të operacionit “Vol-Vo-4”.
Ai akuzohet për veprat penale si “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Detajet e policisë
Vijon Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” .
Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:
- M.Z.,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.
Shtetasi M.Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.