Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët protestojnë brenda aeroportit të Parisit: Franca s’është e francezëve! (FOTO/VIDEO)


Qindra protestues emigrantë të quajtur ‘Jelekët e Zinj’ kanë bllokuar të djelën aeroportin Charles de Gaulle në Paris. Sikurse shkruan “RT“, në demonstratën kundër deportimeve dhe në favor të dokumenteve ligjore për të gjithë, protestuesit kërkuan një takim me kryeministrin Edouard Philippe,

Grupi i protestuesve, që llogaritet të jenë rreth 500 njerëz, u mblodhën në terminalin 2 të aeroportit, ndërsa oficerët e policisë qëndronin në këmbët e shkallëve lëvizëse duke monitoruar aktivitetin e tyre.

“Franca nuk i përket francezëve! Gjithkush ka të drejtë të jetë këtu!”, bërtiti me altoparlant një nga demonstruesit.

Protesta u organizua nga grupi mbështetës i emigrantëve “La Chapelle Debout”. Ky grup tha se anëtarët e saj e quanin veten “Jelekët e Zinj”, të frymëzuar nga protestat e “Jelekëve të Verdhë” që protestojnë prej më shumë se 6 muajsh.

Protestuesit bënë thirrje për “letra për të gjithë”. Ata kërkuan një takim me Philippe për të diskutuar politikat e azilit si dhe një takim me udhëheqësit e Air France për t’i kërkuar të ndalonin deportimet.

Autoritetet e aeroportit thanë se asnjë fluturim nuk u pengua apo vonua nga protesta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *