Policia e Romës zhvilloi një operacion të gjerë policor në rajonin e Lacios dhe të Kalabrisë për të ekzekutuar urdhër-ndalime për 18 persona. Personat që janë ndaluar janë anëtarë të një bande të rrezikshme të trafikut të kokainës në kryeqytet, në lagjen Montespaccato.
Kreu i bandës së kokainës është italiani Costantino Sgambati. Në vijim të hetimeve, karabinierët kanë arrestuar 7 korrierë, si dhe kanë sekuestruar 20 armë zjarri, 6 kg eksplozivë, 5 detonatorë, 100 kg kokainë dhe 143 kg hashash, shkruan media italiane lokale “Brindizi Report”.
Ky grup mafioz bashkëpunonte me klane të tjera të fuqishme si “Coluccia” apo “Santa Corona Unita”. Sipas mediave italiane, në rast se shitjet binin, korrierët përballeshin me kërcënime nga Sgambati. Një nga furnizuesit kryesorë në grup ishte edhe Dorian Petoku, shqiptar i arrestuar që në janar 2019.
Shqiptari akuzohet për transportin e 1 ton kokainë nga Amerika e Jugut. Ai edhe më herët njihej nga policia italiane si një person me rrezikshmëri të lartë dhe trafikant droge.