Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me simpatizantëet në Berat ka bërë një paraljmërim për dy socialistët Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri.
Basha u shpreh se posedon tabulate telefonike të cilat janë depozituar te partnerët e huaj k Balla dhe Gjiknuri bëjnë presion te 4 komisionerë zgjedhorë.
“Balla dhe Gjiknuri tabulatet tuaja telefonike janë depozituar te partnerët e huaj. Atje keni komunimet se si i bëni presion 4 komisionerëve zgjedhorë. Tërhiquni sa është koha e duhur.Nuk keni asnjë shans të kryeni grushtin e shtetit.Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe Kushtetuta dhe Sovrani do t’ju gjykojnë. Drejtësia e re do ju japë dënimin e merituar me ligj ”-deklaroi Basha.