Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen akuzohet për grabitje në disa zona të Italisë Veriore kryesisht nga Piemonte në Lombardia.
Shqiptarët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Sytë e akullt”, mësohet se kreu i grupit ishte Cesk Thani, i cili bashkë me tre shqiptarë të tjerë kryeni grabitje edhe gjatë ditës. Thani, që drejtonte grupin ishte gjithmonë i pajisur me pistolete, ndërsa tre të tjerët Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Kristjan Mehilli 24, 28 dhe 25 vjeç e ndiqnin nga pas me shufrua hekuri në duar.
Hetimet ndaj grupit kriminal shqiptar kishin nisur në nëntor të viti të kaluar, në kohën ku ata kishin grabitur një biznesmen i cili kishte një sipërmarrje që prodhonte verë.
Ata kishin kërcënuar me armë sipërmarrësin 56-vjeçar dhe tre miqtë e tij, ndërsa më pas kishin marrë nga kasaforta 10,000 euro, stoli dhe objekte të tjera të çmuara. Në ikjen ata gjithashtu vodhën një makinë.
Mbi katër shqiptarët rëndojnë akuzat për “grup kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të armatosur në shtëpi”; “posedimin të paligjshëm të armëve”, “ posedim mjeteve për vjedhjes”; “lëndime të rënda të personave të grabitur”.