Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e presin me “milkshake” në duar, politikani britanik mbyllet në autobus


Nigel Farage i Partisë së Brexit është detyruar të ndërpresë përpjekjet e tij për fushatë për shkak të një grupi protestuesish të cilët mbanin nga një pije “milkshake” në dorë.

Ata e detyruan politikanin euroskeptik të qëndronjë në autobusin e tij për të mos u lagur për së dyti, sikurse shkruan “The Sun”.

Farage kishte planifikuar të vizitonte të mërkurën qytetet e Dartford, Gravesend dhe Rochester për t’u kërkuar mbështetje përpara zgjedhjeve evropiane.

Ai u takua me mbështetësit e tij në Dartford dhe Gravesend, por u detyrua të qëndrojë në autobus në Rochester, pasi punonjësit e tij të sigurisë vunë re tre protestues të cilët kishin mbuluar fytyrat e tyre dhe ishin armatosur me pijet me qumësht.

Tre protestuesit që dyshohet se mbanin “milkshake” poshtë rrobave

Farage e kishte pësuar më herët këtë javë nga pijet me qumësht, ku një qytetar në Newcastle ia derdhi në rroba përpara kamerave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *