Ish-deputeti dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ka bërë thirrje presidentit Meta të shpërndajë Parlamentin.
Në një postim në faqen e tij në Twitter, Dule i referohet nenit 64 të Kushtetutës duke argumentuar se tashmë është e pamundur matematikisht që Parlamenti të ketë 140 deputetë që të bëhet funksional.
Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Dule i kërkon Metës të ndërmarrë nismën për shpërndajen e Parlamentit.
“Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij.” – shkruan Dule.