Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të CDU/CSU të cilët ofruan ndihmë për zgjidhjen e krizës politike dhe propozuan shtyrjen e zgjedhjeve.
Basha në postimin e tij në Facebook konfirmoi gatishmërinë për zgjedhje të lira si edhe mirëpriti angazhimin e Gjermanisë.
“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”-shkruan Basha.