SHBA-ja synon të dërgojë trupa shtesë në Lindje të Mesme për të garantuar sigurinë e efektivëve që tashmë ndodhen në këtë rajon, njoftoi sot shefi i Pentagonit, Patrick Shanahan.
“Ajo që jemi duke menduar është nëse ka ndiçka që mund të bëjmë për të përmirësuar sigurinë e forcave tona në Lindje të Mesme”, njoftoi Shanahan për median.
“Kjo mund të përfshijë edhe dërgimin e trupave shtesë”, theksoi ai.