Vendosni fjalën kyçe....

Tarantino zihet ngushtë nga gazetarja: Pse Margot Robbie-t i ke dhënë më pak rreshta se Pitt dhe Di Caprios (VIDEO)


Regjisori Quentin Tarantino është përballur me një pyetje në vështirë gjatë konferencës për shtyp në Festivalin e Filmit në Kanë.

Një gazetar nga salla e pyeti atë se përse aktores Margot Robbie i kishte dhënë më pak rreshta për të folur, në krahasim me kolegët e saj meshkuj Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt në filmin e ri “Once Open a Time in Hollywood”.

Por Tarantino iu përgjigj shkurt gazetares duke thënë: “Epo, unë thjesht e refuzoj hipotezën tuaj”.

Ndërsa Robbie, i doli në krah Tarantinos, duke thënë se karakteri i saj mund të shpjegohej edhe pa dialog.

“Unë gjithmonë shoh personazhin dhe se çfarë personazhi supozohet t’i japë historisë. Mendoj se momentet që unë kam në ekran, japin një nmundësi për ta ndërtuar Sharon (perzonazhi që luan Robbie) dhe e ndiçojnë. Nuk mendoj se ishte me qëllim për të gërmuar më thellë. Siç e tha dhe Brad, mendoj se tragjedia, ishte për humbjen e pafajësisë, dhe për të treguar anët e mrekullueshme të saj, mendoj se mund të bëhej dhe pa folur. Mendoj se kisha shumë kohë për ta eksploruar personazhin tim, edhe pse jo pa dialog. Gjë e cila është interesante“, tha Margot Robbie, duke e shpëtuar Tarantinon nga situata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *