Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu u ndalon policëve privatë pjesëmarrjen në protesta


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka kërkuar shoqërive private të sigurisë fizike që të ndalojnë punonjësit e tyre të mos marrin pjesë në protestat që zhvillohen në vend.

Në një dokument të publikuar nga Mapo.al, Veliu u ka dërguar një letër drejtuesve të këtyre shoqërive private, ku u drejtohet me 2 kërkesa.

Në njërën nga pikat e letrës thuhet shprehimisht: “Nga ana juaj të qartësohen titullarët e subjekteve, drejtuesit teknikë dhe punonjësit e shërbimit SHPSF, se ndalohet pjesëmarrja e tyre në protestat që organizohen në vend”.

Ndërkohë në njërën nga pikat e tjera, Ardi Veliu, u kërkon krerëve të shoqërive fizike që punonjësit e këtyre kompanive të dorëzojnë brenda ditës së sotme vetëdeklarimet e punonjësve, se në subjektet që efektivi ka në ruajtje, apo në pronat e tij apo ato të marra me qira, nuk ka kultivim bimësh narkotike.

Ndërkohë kompanitë kërcënohen nga Veliu se në rast shkeljesh do u pezullohen licencat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *