Vendosni fjalën kyçe....

Basha i prerë nga Mati: Asnjë hap pas deri në largimin e Ramës


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, po zhvillon një takim me qytetarët dhe mbështetësit e kësaj force politike në Mat. Ai u prit në hyrje të qytetit nga qindra mbështetës që kishin dalë ta prisnin me makinat e tyre.

Në fjalën e tij para qytetarëve entuziaste Basha tha se opozita e bashkuar nuk do bëjë asnjë hap pas në përmbushjen e misionit të saj për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe integrimin e vendit në BE.

“Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Ka ardhur koha që të marrim në dorë fatet tona. Nuk do bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Drejt rrugës që na çon te vlerat perëndimore.” – tha Basha.

Në çdo vend tjetër, kryeministri do ishte dorëhequr dhjetëra herë pas skandaleve të shumta që kanë dalë vazhdimisht por Edi Rama me mbështetjen e krimit dhe në bashkëpunim me të nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Ndërsa theksoi se opozita e bashkuar nuk do dorëzohet në kauzën e saj deri në përmbushjen me sukses të misionit.

“Beteja me të keqen do garantojë fitoren e vlerave. Dinjitetin tuaj, mirëqenien tuaj. Nuk do e humbim këtë betejë. Nuk do lejojmë një grusht të vogël grabitësish dhe kriminelësh të diktojnë fatet e vendit. Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme, çlirimi i ekonomisë nga oligarët. Vendosmëria jonë nuk do ndalet.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *