Vendosni fjalën kyçe....

“600 mijë fëmijë vuajnë nga uria në Afghanistan” -raporti i UNICEF

Një raport i publikuar nga UNICEF thekson faktin se qe pesë vite një numër i madh i fëmijëve, vuajnë nga uria.

Numër pothuajse i njejtë është edhe në Jemen dhe Sudan, bëjnë të ditur nga zyra e UNICEF-it, shkruan Blick.ch.

Organizatës së Kombeve të Bashkuara në tre javët e ardhshme do të ju nevojiten shtatë milionë euro, në mënyrë që të paktën 60 përqind e numrit të përgjithshëm të ju sigurohet përkujdesje adekuate.

Por janë edhe mbi një milionë fëmijë të tjerë vuajnë nga keq ushqyerja në viset ku po zhvillohen luftimet.

Sulmet e njëpasnjëshme të forcave talibane dhe militantëve islamikë të ISIS, e kanë vështirësuar tej mase jetën në këto zona.
Për çdo ditë regjistrohen dhjetëra viktima nga këto luftime.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë gjetjen e një zgjidhje politike, por ende pa rezultat.

Shteti gjerman dhe zviceran, por edhe vendet e tjera të Evropës po dërgojnë ndihma për të lehtësuar mbijetesën në këto zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *