Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet me motor, humb jetën kandidati për Këshillin Bashkiak në Selanik


Një burrë 64 vjeç, ka humbur jetën në Selanik, si pasojë e një aksidenti të premten në periferi të qytetit portual verior.

Sipas mediave greke, 64-vjeçari po kandidonte për këshillin bashkiak të Langadës në Selanik.

Motorri me të cilin po lëvizte Tasos Haritonidis, u përplas me një makinë pranë shkëmbimit të Xylokambos. Shoferi i makinës dhe pasagjerët pësuan lëndime të lehta, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Policia greke ka nisur hetimet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *