Uashingtoni nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Iran, tha presidenti amerikan Trump, teksa SHBA-ja vazhdon të forcojë fuqinë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme mes tensioneve të vazhdueshme me Teheranin.
“Ne nuk jemi duke kërkuar ndryshime në regjime, nuk po kërkojmë armë bërthamore,” tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Tokio.
Pavarësisht tensioneve, Trump ende mendon se vendi i tij do të “bëjë një marrëveshje” me Teheranin.
Udhëheqësi i SHBA ka qenë në një vizitë zyrtare katër-ditore në Japoni, e cila ka ofruar të ndërmjetësojë midis Uashingtonit dhe Teheranit.
“Kryeministri më ka folur tashmë për këtë dhe besoj se Irani do të donte të fliste. Dhe nëse dëshirojnë të flasin, dëshirojmë të flasim gjithashtu.” – tha Trump.
Tensionet filluan të përshkallëzohen vitin e kaluar kur Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 (e njohur si JCPOA) midis fuqive botërore dhe Iranit, duke rivendosur sanksione ndaj Teheranit.