Vendosni fjalën kyçe....

Arratisen dy shqiptarë nga burgu grek, kërcyen gardhin dhe sulmuan policin


Dy të burgosur shqiptarë u arratisën mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 nga burgu i Avlona në Greqi. Sipas policisë, një i burgosur kërceu së pari gardhin e burgut.

Atje, ai u përball me një polic që bënte patrullën e jashtme. Oficeri i policisë qëlloi në ajër dhe e paralajmëroi të ndalonte. Megjithatë, një i burgosur i dytë kërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarin.

Pretendohet se të burgosurit shqiptarë janë përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të Korydallos


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *