Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj thirrje serbëve pas aksionit të policisë në veri të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka bërë thirrje që serbët që jetojnë në veri të Kosovës të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë ligjin.

Kjo thirrje vjen pas aksionit të policisë në mbarë territorin e vendit, kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e qenieve njerëzore si dhe kontrabandës së mallrave.

Haradinaj thekson se ky aksion po kryhet me urdhër të Kryeprokurorit dhe është shtrirë në gjithë territorin.

“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!” – shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *