MacKenzie Bezos, ish-gruaja e shefit të “Amazon” Jeff Bezos, ka premtuar të japë për bamirësi gjysmën e pasurisë së saj.
Sikurse shkruan “BBC“, ajo i është bashkuar miliarderëve si investitori Ëarren Buffett dhe themeluesi i “Microsoft” Bill Gates në organizatën jo fitimprurëse “Giving Pledge”.
Kjo nismë e Buffett dhe Gates u bën thirrje për më të pasurive të japin gjysmën ose më shumë nga pasuria e tyre.
Zonja Bezos vlerësohet të ketë një pasuri me vlerë rreth 37 miliardë dollarë, pas divorcit me ish-bashkëshortin Jeff Bezos.
“Giving Pledge” është më shumë një premtim publik sesa një kontratë ligjore. Në faqen e saj të internetit thuhet: “Qëllimi është të flasim për të dhuruarit në mënyrë të hapur dhe për të krijuar një atmosferë që mund të tërheqë më shumë njerëz në filantropi”.