Vendosni fjalën kyçe....

6 ish-deputetët e PD-së konferencë për shtyp: Zyrtarët e policisë të dendur në alkool


6 ish-deputetët e Partisë Demokratike, kanë dalë në një konferencë për shtyp për mediat pas nisjes së procedimit penal të prokurorisë ndaj tyre pas protestës së 16 shkurtit në përplasjen  e ndodhur brenda mjediseve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, Alibeaj, deklaroi se ata nuk ishin njoftuar fare lidhur me këtë çështje ndërsa tha se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, ishin të zhytur nën avujt e alkoolit.

Sipas ish-deputetëve, drejtuesit e policisë dhe disa efektivë jo vetëm që kishin qenë të dehur, por kishi ushtruar dhunë fizike ndaj ish-deputetëve, që asokohe ishin ende deputetë, duke shkelur Kushtetutën.

Alibeaj deklaroi se pas dhunës në mjediset e drejtorisë së policisë, Partia Demokratike, kishte bërë padi në prokurori.

Ish-deputetët deklaruan se opozita e bashkuar nuk do ndalet në misionin e saj deri në çlirimin e sistemit të drejtësisë dhe të prokurorisë së kapur nga kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *