Vendosni fjalën kyçe....

“Përshëndes vendimin e KE-së, por Rama s’ka plotësuar asnjë nga 13 kushtet për çeljen e negociatave” – Berisha


Ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur vendimin e marrë nga Komisioni Evropian që rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa shkruan se sipas të gjitha gjasave vendit nuk do i hapen ato.

Në një reagim të gjatë në llogarinë e tij në Facebok, Berisha shkruan se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjërin nga 13 kushtet e vendosura në vitin 2016 nga ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së.

Dhe për këtë arsye, pavarësisht rekomandimit të KE-së, ministrat e Jashtëm ka gjasa të mbajnë të njëjtin qëndrim dhe t’i përsërisin Shqipërisë plotësimin e 13 kushteve para se t’i hapin dyert.

Në fund Berisha shkruan se kësaj here nuk pritet që burokratët e BE-së të vijnë në Tiranë dhe të lajmërojnë çeljen e negociatave, ndërsa kryeministri Rama do largohet e do flaket në koshin e historisë.

“Nje vendim qe une e pershendes por qe me le zemerthyer!

Miq, sot ne nje konference shtypi te perbashket Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe sigurine e BE, Frederica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin dhe Fqinjesine i Komisionit Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Une e pershendes rekomandimin e raportit te Komisionit te BE per hapjen e negociatave pavaresisht se une vleresoj se Shqiperia qe nga vjet nuk ka plotesuar asnjerin nga 13 kushtet e caktuara ne deklaraten e 27 qershorit te vitit 2016 te ministrave te jashtem te vendeve anetare te BE.

Une e pershendes dhe mbeshtes rekomandimin e Komisionit sepse kam qene dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte ne menyre te padiskutueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve te kerkuara qe Shqiperia te perparoje drejt anetaresimit ne BE.

Perveç ketyre pershendes rekomandimin e Komisionit per hapjen pa kushte te negociatave duke hedhur poshte keshtu pretendimin se protestat e opozites dhe vendimi i saj per te djegur mandatet pengojne apo demtojne hapjen e negociatave me BE.

Por perseri dua te them se megjithe rekomandimin e hapjes pa kushte te negociatave une mbetem zemerthyer.

Kjo sepse ne vleresimin tim, megjithe rekomandimin per hapjen pa kushte te negociatave, jemi identik si para skenarit te nje viti me pare.

Vjet Komisioni, njelloj si kete vit rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Mirepo pavaresisht nga kjo, ministrat e jashtem te BE hodhen poshte me unanimitet kete rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte qe duhet te plotesonte Shqiperia ne menyre qe Keshilli i Ministrave te vendoste ne qershor te vitit 2019 qe vendimi te merrej pasi te shqyrtohej plotesimi i kushteve ne dhjetor te vitit 2019.

Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesuar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone. Por kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen.

Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise! Sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *