Vendosni fjalën kyçe....

India në panik, policia aksion për kapjen e dy terroristëve… që dolën aktorë Bollivudi


Një operacion i egër anti-terrorist u zhvillua në qytetin Vasai-Virar jashtë Mumbait, pasi një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë Kufitare lajmëroi policinë për praninë e dy burrave të dyshimtë që mbanin xhaketat karakteristike të personave që kryenin sulme me bombë.

Dy aktorë indianë zbuluan se të veshurit si militantë të armatosur në publik nuk është kurrë një ide e mirë, pasi shkaktuan panik dhe një super operacion të policisë.

 “India Today” shkruan se dy aktorët thjesht po shëtisnin duke u përpjekur të blinin disa copa, kur papritmas u bënë fokusi i vëmendjes nga forcat e sigurisë, të cilët nxituan për të parandaluar një komplot të mundshëm terrorist.

Dyshja e aktorëve hipën në autobus për t’u kthyer në sheshin e xhirimit. Përfundimisht, policia zbuloi se ‘terroristët’, të identifikuar si Balram Ginwala dhe Arbaaz Khan, në fakt po punonin për një film të ri dhe maskimi ishte thjesht pjesë e rolit.

Megjithatë, pavarësisht keqkuptimit që erdhi nga veshjet e tyre, policia i akuzoi dy aktorët se kishin “krijuar panik dhe kanë ndërprerë paqen mes qytetarëve”.

Prodhimi i filmit gjithashtu u pezullua nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *