Vendosni fjalën kyçe....

Jens Stoltenberg vjen sot në Tiranë, zbulohet axhenda e shefit të NATO-s


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot Tiranën pak orë para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar.

Stoltenberg do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Fillimisht do të shkojë në Kryeministri, ku do të pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference të shkurter për shtyp.

Pas takimit me Ramën, Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë me Ilir Metën. Në fokus të bisedimeve të shefit të NATO-s me presidentin shqiptar do të jetë siguria rajonale por dhe aktualiteti në Shqipëri.

Pas vizitës në Tiranë, Stoltenberg do të niset drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar disa takime me drejtuesit politikë në Shkup.

Vizita e sekretarit të NATO-s në Shqipëri vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, me opozitën jashtë Parlamentit, dhe maxhorancën që zotohet të zhvollojë zgjedhjet më 30 qershor pavarësisht nëse opozita do të marrë pjesë apo jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *