Vendosni fjalën kyçe....

Mes fotosh dhe videosh protesta e 12-të e opozitës së bashkuar


Një ditë pasi Partia Socialiste çeli fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, dhjetëra mijëra qytetarë vërshuan nga të gjitha rrethet dhe u mblodhën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën e 12-të gjithsej dhe të 7-ën kombëtare.

Ashtu si herët e tjera, policia e kishte rrethuar me gardh metalik Kryeministrinë ndërsa qindra forca policie dhe të FNSH-së, ishin mbledhur para zyrës së Ramës dhe para Parlamentit. Në orën 19:00 qytetarët u tubuan në bulevard duke e mbushur atë në pritje të liderit të opozitës, Basha.

Ky i fundit mbërriti pas pak çastesh dhe u ngjit në podium duke mbajtur fjalën e tij para turmës së eklektrizuar. Ai lëshoi mesazhe të qarta në drejtim të kryeministrit Rama duke thënë se largimi i tij është i panegociueshëm dhe se qytetarët e opozita nuk pranon asgjë tjetër veç jë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.

Basha lëshoi akuza të rënda ndaj kreministrit Rama duke e quajtur një kalbësirë politike që qëndronte në këmbë me serumin e krimit, oligarkëve dhe pronarëve të mediave.

Pas fjalës së tij, Basha i ftoi qytetarët që të marshonin drejt parlamentit. Ndryshe nga protesta e fundit, ku nuk pati tensione, ajo e sotmja u shoqërua me përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Tymueseve dhe materialeve piroteknike sipas policisë, efektivët iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Sipas policisë, të paktën 7 efektivë u plagosën nga përplasja te Parlamenti, gj për të cilën ministri Lleshaj paralajmëroi se do kishte përgjegjësi penale.

Po kështu në spitalin e Traumës u shtruan edhe disa qytetarë, që mbetën të lënduar.

Më tej qytetarët e drejtuar nga Basha u mbodhën në selinë e PD-së, ky kryedemokrati i falenderoi për vendosmërinë ndërsa lëshoi një paralajmërim ndaj kryeministrin Rama se nëse nuk i hap rrugën zgjidhjes së krizës, protestën e ardhshme, fjalën e ka populli.

Basha zhvilloi një mbledhje urgjente me ish-deputetët dhe kryesinë e PD-së ku u vendos që protesta e ardhshme të zhvillohej të shtunën e 8 qershorit. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *