Dorëzohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda pjesa e parë e dosjes së famshme 339. Në këtë dosje Prokuroria ka përcaktuar 12 të pandehur.
Ata janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.
Kështu në dosje nuk është përfshirë si i pandehur, të paktën deri tani, asnjë nga emrat e politikanëve që opozita denoncon. Siç është rasti i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Gjyqtari i përcaktuar nga shorti është Fran Prendi. Në seancën paraprake të drejtuar nga Prendi do të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.