RTSH-2 ka transmetuar vetëm pak minuta më parë një film me metrazh të shkurtër të quajtur “Joshua and Harry”. Filmi ka për subjekt dy djelmoshë minorenë, në një lidhje sentimentale homoseksuale mes tyre.
RTSH-2 e transmetoi sot në mesditë këtë film, siç tregojnë dhe këto pamje:
Në 10 vitet e fundit në Shqipëri disa shoqata vendase të financuara nga ambasada të shteteve të huaja dhe sidomos nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (Soros), kanë imponuar ndryshime në legjislacion dhe nxitjen e aktiviteteve publike që promovojnë homoseksualitetin.
Pjesë e këtij rrjeti ndikues kanë qenë dhe përfaqësues diplomatikë të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Shpesh imponimi i këtyre ndërhyrjeve ligjore dhe promovuese është imponuar si kusht për integrimin në BE.
Kjo paketë ligjore për LGBT është imponuar si një strategji mbarë botërore në shumë shtete, ndërsa imponimi i saj ka shpërfillur retrospektivën dhe perspektivën historike të këtyre shteteve apo nevojat dhe problemet që lidhen me ekonominë, të drejtat, kushtetutshmërinë etj.
Kjo valë imponuese dhe promovuese u shfaq si një axhendë politike ndërkombëtare dhe jo si një nevojë spontane apo organizim i natyrshëm i komunitetit LGBT në Shqipëri. Aq sa sot është e vështirë të ndash nëse kjo axhendë politike synon realisht mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti, apo thjesht imponimin e axhendës për qëllime politike dhe financiare. / Hashtag.al