Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi sqaron mungesën në protestë: Kalova një operacion të vështirë, rreziku kaloi


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një postimi në Facebook, ka treguar arsyen e mungesës së saj në protestën e së dielës.

Kryemadhi rrëfen se ka kaluar një operacion të vështirë, por konfirmoi se rreziku ka kaluar.

Përshëndetje të gjithëve! Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë.  Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe të dashurit tuaj!

Sot është dita e shtatë, pas një operacioni të vështirë që kam kryer. Ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryeja pas insistimit të mjekëve. Sot mora edhe konfirmimin e tyre që rreziku që kisha është tejkaluar, operacioni ka mbaruar me sukses”-shkruan Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi shkruan edhe dy fjalë për Kryeministrin Rama duke i thwnw qw mos e kthejw nw çwshtje personale.

Mos e kthe në çështje personale këtë gjë. Përmbaji ”taborrët” e tu të portaleve dhe komentuesve anonimë, që paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Në vend, që këto para të shkojnë në shërbim ndaj tyre, Ti i shpenzon për këtë lukuni anonimësh, që sulmojnë me shpifje, sharje dhe ofendime. Kjo për arsyen e vetme, se nuk ke guxim t’i thuash vetë. Si i paburrë që je urdhëron me sms portalet e hijes tënde, të shpërndajnë shpifje nga më monstruozet, edhe jo vetëm në këtë rast. Për “Ata”, siç ke filluar t’i etiketosh Ti në logoretë e tua të fundit. Për “Ata” që Ti i quan armiqtë e tu dhe të kastës tënde”- shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *