Një avion i “Blua Panorama Express” i nisur nga Tirana për në Romë, ka bërë ulje emergjente në Pescara gjatë fluturimit.
“Corriere.it” shkruan se shkak është bërë rrahja e dy personave në avion gjatë fluturimit.
Aeroplani u largua nga Tirana në orën 16:45 me destinacion Romën, por u ul në Pescara, ku dy burrat iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore. Më pas, avioni ka vazhduar udhëtimin për në Romë. Arsyet e zënkës janë ende të panjohura.