Vendosni fjalën kyçe....

Plasari: Largimi i opozitës nga parlamenti, veprim në mbrojtje të demokracisë


Studiuesi Aurel Plasari ka komentuar situatën politike në vend duke folur edhe për veprimet e opozitës dhe vendimet e saj për t’u larguar nga parlamenti dhe mos hyrjen në zgjedhjet lokale.

Sipas Plasarit, veprimi i opozitës është në mbrojtje të demokracisë.

Më tej Plasari sqaron se opozita është gjysma dhe duhet pasur kujdes por sipas kemi të bëjmë me një person që nuk i njeh parimet demokratike për të respektuar opozitën.

Unë e gjykoj që opozita ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm, që ndërmerret në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një parlament që sipas pozitës ishte degraduar, funksiononte në një vend pa gjykatë kushtetuese dhe me shumë hendikape të tjera, me një parlament arrogant, kryeministër arrogant, që thotë vazhdimisht kam vota. Harron që opozita ka një elektorat.

Nuk janë ata 10-20 që marrin nëpër gojë. Opozita është gjysma. Edhe nëse është me vogël ajo gjysma tjetër duhet të kesh më shumë kujdes. Kemi të bëjmë me një njeri që nuk i ka kuptuar ndonjëherë këto parime demokratike. Mbasi mori votën u harruar shërbëtorllëku dhe doli arroganti.

Në këto rrethana opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike”-deklaroi Plasari.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *