Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti u shkatërroi shtëpitë, një pjesë e banorëve strehohen në shkollën e fshatit Floq dhe në qendër sociale


70 banorë të fshatit Floq të Korçës që u prekën nga tërmetet gjatë këtyre ditëve janë sistemuar në shkollën e fshatit dhe në qendrën sociale “Kenedy”.

70 banorë të tjerë kanë mbetur ende të strehuar në çadrat e ngritura nga ushtria, pasi banesat e tyre janë shembur.

Një pjesë e banorëve për disa ditë e ka kaluar natën në makinat e tyre. Bëhet fjalë për rreth 200 banorë tëë fshatrave Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë në Korçë që kanë mbetur pa banesa.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu i vuizitoi sot banorët për t’u garantuar shërbimin shëndetësor të pandërprerë.

Deri më tani banorët ankoheshin për kushte të vështira në çadër, pa ndihmë mjekësore dhe pa ushqime.

Qytetarët e Tiranës janë solidarizuar me banorët e Korçës dhe kanë mbledhur një numër të madh ndihmash që përfshijnë ushqime dhe veshmbathje.

Një kamion ka mbërritur, ndërsa kamioni i dytë me 200 pako me ushqime dhe 300 batanije është nisur drejt Korçës.

Për katër ditë me radhë, banorët e Korçës kanë përjetur panik për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme. Ditën e djeshme pati dhe një konflikt mes tyre dhe punonjësve të Emergjencave Civile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *