Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmonte në transportin e paligjshëm të emigrantëve, arrestohet imami në Francë


Një gjykatë franceze ka dënuar një imam kurd që jetonte në Francë pasi blinte anije që të për transportin e emigrantëve ku disa i dërgonte edhe në Britani të Madhe.

Gjykata në qytetin verior të Boulogne-Sur-Mer ka dënuar Mohammad Baraeiechighaleshi me dy vjet në burg.

Avokati i tij tha të martën se 39 vjeçari po konsideron mundësinë e apelit.

Avokatja Marie-Alice Fasquelle-Leonetti tha që klienti, që shërben si një imam jashtë Rouenit, është një refugjat politik dhe kishte ndaluar përdorimin e e tyre kur e mësoi se për çka shërbejnë.

Ndërkohë një mik i tiji, Mouhamed Uagui, u dënua me 18 muaj burg.

Vitin e kaluar emigrantët filluan të provojnë një rrugë të re për të shkuar në Britani, duke drejtuar anije të vogla gjatë kanalit anglez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *