Vendosni fjalën kyçe....

“Bild” publikon përgjimet e Vangjush Dakos me Astrit Avdylajn


Ashtu siç kishte paralajmëruar, gazetari i Bild, Peter Tiede ka publikuar 6 përgjimeve të reja të telefonatave mes eksponentëve të Partisë Socialiste me pjesëtarë të grupit të Avdylajve. Mes tyre një telefonatë e kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me kreun e bandës, Astrit Avdylin.

“6 përgjimet e mëposhtme janë pjesë e një dosjeje hetimore zyrtare 339/1 në zyrën e Prokurorisë Anti Mafia mbi aktivitetin kriminal të grupit të trafikut të drogës të njohur si banda e Avdylajve, në Shijak të Shqipërisë.”, thuhet në audion e parë ku bëhet prezantimi i çështjes.

Në telefonatën e parë të përgjuar, Astrit Avdylaj i konsideruar dhe si kreu i bandës së Avdylajve telefonon Ivo Doçin, përgjegjësi i repartit të ujësjellës-kanalizimeve në Shijak, të cilit i kërkon të kërcënojë punonjësit se do të humbasin punën në rast se nuk votojnë për Partinë Socialiste.

Në një tjetër telefonatë, kryebashkiaku Vangjush Dako komunikon vetë me Astrit Avdylajn.

Nga përgjimet tregohet afërsia mes Dakos dhe Avdylajt. Madje ky i fundit në mbyllje të bisedës i thotë se e do shumë.

 “Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën,” shkruan Bild.

Përgjimet:

Audio 1 – Biseda mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit të UKD-së

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, jam unë Astriti. Si ia çove?

Ivo Doçi: Astrito si je? Ça bën ti? Të gjitha mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ti si je mirë?

Ivo Doçi: Mirë mirë. Nga shpia mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë mirë, ju mirë?

Ivo Doçi: Mirë rrofsh. Ja sa erdha në shpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashi. Dëgjo unë isha njëçik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me elton arbanën dhe Dor Gallain dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol njëçik, me pa atë listën ça ke aty dhe kundra që mund të kesh të PD-së aty, te puna.

Ivo Doçi: E kuptoj

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emrat që mund të kesh kundra

Ivo Doçi: I kam nda unë. I ke të ndame komplet.

Astrit Avdylaj: Ashtu, këtë kërkojmë.

Ivo Doçi: I kam bo para unë. Kështu që i ke gati.

Astrit Avdylaj: Ashtu, kur të kesh kohë se ne do vijmë tek ata që t’i dundim nga një çikë.

Ivo Doçi: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O ke puna e të na japin votat, ose të ikin te shpia.

Ivo Doçi: As bëhet fjalë fare. I ke të ndame, i ke gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë. I kam kështu me kompjuter, të punuara.

Astrit Avdylaj: Okej se du të mi qethësh njëçik, edhe du që…. a më kupton?

Ivo Doçi: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër ty.

Astrit Avdylaj: Mirë, natën e mirë. Na fal për…

Ivo Doçi: Ça thu mor burrë, i madh je. Hajt shnet

Audio 2 -Biseda mes Astrit Avdylajt dhe kryebashkiakut të Shijakut

Astrit Avdylaj: Alo

Ardian Kokomani: (Kryebashkiaku i Shijakut): Hë mo?

Astrit Avdylaj: si je kryetar

Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bën?

Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru. Po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, po a e di pse të mora unë?

Ardian Kokomani: Po

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit. Alo?

Ardian Kokomani: Po po, të dëgjoj.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vëllai i Lirit edhe Jupi, do të pimë një kafe nesër në Durrës,  prandaj të kam marrë sot me një fjalë.

Ardian Kokomani: atëhere në orën 10 më duket mua do të jemi për pesë minuta te Pallati i Kulturës se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë. Ata kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës, të takojmë atje.

Astrit Avdylaj: Mirë takohemi te një kafe. do sjell Paparitin që të jemi nesër… më kupton.

Ardian Kokomani: Pa merak,

Astrit Avdylaj: Erdhën sot ata, po diskutonim. Ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Ngaqë është edhe ai dhe të jesh edhe ti se normal, po s’ishe ti… a më kupton?

Ardian Kokomani: e kuptova.

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Ardian Kokomani: Titi pa merak, atje në Durrës. Rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni atje, rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë. Ja që do ashtu, që të jesh edhe ti me këto.. A më kupton

Ardian Kokomani: Po po, pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit

Ardian Kokomani: Hajt hajt, ciao

Audio 3 – Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndraxhit (Vëllai i deputetit socialist Ilir Ndraxhi) Kliko këtu

Arjan Ndraxhi: Tito, t’rujt Zoti, mirë?

Astrit Avdylaj: si ia çove Arjano, si je, çkemi?

Arjan Ndraxhi: Mirë, mirë.

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Arjan Ndraxhi: Hiç o mirë, asgjë, me çunin.
Ça bëhet, mirë jeni?

Astrit Avdylaj: Hiç vëllai, të mora për qejf vëllai. A kanë thirr gjë, ndonjë gjë, apo akoma?

Arjan Ndraxhi: Për ku?

Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje (Për Ilir Ndraxhin), ndonjë gjë vëllait apo jo?

Arjan Ndraxhi: Jo mor, ai tha që do takohej me ty. Po ti s’ishe dje, që Juve.  Ai tha se foli Juli, tha që do e takojë. Mori në darkë tha që do rri nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Ok

Arjan Ndraxhi: Dhe pastaj do të takohej dhe me të. Por me Gjushin në fakt, do takohen për punë pune, sot si i thonë… si nga ana e punës

Astrit Avdylaj: Ok, ok, mirëpo unë po pres me një fjalë. Nesër, pasnesër ai më tha. E kena në xhep si me thënë, a e kupto vëllain tat?

Arjan Ndraxhi: Po, Po.

Astrit Avdylaj: Ai më tha mu, po presim me dat 25. Ishte Eltoni,   atë e vuri të 10-in a të 11-in.

Arjan Ndraxhi: Elton Arbana, mirë mirë.

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu me një fjalë. Te lagjia ime, me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam t’u taku njerëz, çdo njeri që merret ashtu. E kam shumë, shumë… dhe duhet të jemi shumë të nderum nga ai i gjati (Edi Rama), që do të na shofin me një kështu..

Arjan Ndraxhi: E vërtetë

Astrit Avdylaj: Le ti japim (Edi Ramës) dhe një dhjetëshe me zero, që edhe ai vetë të habitet.

Arjan Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, të shkonim me pi një kafe aty te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.

Arjan Ndraxhi: ti e ke numrin e Julit

Astrit Avdylaj: Po e kam, hë se i bëj zile vetë. Pa merak.

Arjan Ndraxhi: Mirë

Astrit Avdylaj: Hajt

Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdylaj: Ça flet asgjë.

Arjan Ndraxhi: Mirupafshim

Audio 4 – Biseda e Avdylajt me votuesin (Kliko këtu)

Avdylaj: Si ia cove?

Votues: A je mirë?

Avdylaj: Si je

Votues:: Mirë vllai

Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin

Votues:: Oooo shef Astriti

Avdylaj: Heee, ca bone?

Votues: A je mirë? Je i mirë për zotin

Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.

Votues: Unë me të thënë…

Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe

Votues: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë

Avdylaj: Faleminderit shumë

Votues: Nuk bohet fjalë njëherë

Avdylaj: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin

Votues: Me Jarin?

Avdylaj: Po

Votues: Po, i them unë

Avdylaj: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur je kohë që ta pishim një kafe

Votues: Kur të dush

Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do

Votues: Mirë vlla

Audio 5 – Telefonata e Astrit Avdylaj me Elton Arbanën

Elton Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Si ja çove?

Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?

Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?

Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Vallai mirë.. ti?

Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin apo jo?

Elton Arbana: Urdhëro…

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?

Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?

Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…

Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Astrit Avdylaj: Eeee.

Elton Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.

Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, ështe me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu

Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi

Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj.  Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.

Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.

Astrit Avdylaj: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?

Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.

Astrit Avdylaj: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…

Elton Arbana: E marr unë direkt tashti

Astrit Avdylaj: Mirë pra faleminderit.

Audio 6 – Biseda mes Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt:

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako:Hehe, ça bone?

Avdylaj:Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj:Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart

Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?….


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *