Vendosni fjalën kyçe....

“Deutsche Bank” sekuestron 20 ton ar që i përkiste Venezuelës


Huadhënësi më i madh i Gjermanisë, Deutsche Bank, ka marrë kontrollin e 20 tonëve me ar që i përkasin Venezuelës si kolateral, pasi vendi amerikano-jugor dështoi në një marrëveshje shkëmbimi argjendi me vlerë 750 milionë dollarë.

Konfiskimi vjen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes Venezuelës dhe huadhënësit që nga viti 2016, raporton Bloomberg. Sipas kushteve të marrëveshjes, Venezuela mori një hua cash nga Deutsche Bank dhe vendosi 20 tonë ar si kolateral.

Marrëveshja fillestare ishte vendosur të skadonte në 2021, por u zgjidh më herët për shkak të pagesave të humbura të interesit, sipas burimeve anonime, siç citohet nga agjencia.

Venezuela e goditur nfga sanksionet ka luftuar në vitet e fundit me krizën më të keqe ekonomike në historinë e vendit. Rënia ekonomike, e shoqëruar nga një recesion i mprehtë, hiperinflacioni dhe një rritje e deficitit të mallrave bazë, është intensifikuar ndjeshëm nga trazirat politike, të përkeqësuara nga presioni i vazhdueshëm nga SHBA-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *