Vendosni fjalën kyçe....

Trashëgimia 110 milionë euroshe e George Michael, ish-të dashurit s’përfitojnë asnjë qindarkë


Ish-të dashurit e këngëtarit të famshëm, George Michael, kanë dalë duarbosh nga testamenti duke mos përfituar asnjë qindarkë.

Sipas britanikes “The Sun”, ish-këngëtari i cili ndërroi jetë 2 vjet më parë ka lënë një pasuri prej 110 milionë eurosh, por 3 ish-të dashurit e Michael nuk pritet të përfitojnë gjë, ndërsa në garë për këtë janë babai, motrat, kushërinjtë dhe disa prej bashkëpunëtorëve te ish-artistit.

Në testament theksohet se e motra, Yioda, do të vendosë si do shpërndahen milionat e eurove të trashëgimisë së Michael.

Ndërsa media britanike shkruan se ish-të dashurit e George Michael, Kenny Goss dhe Fadi Faëaz nuk do përfitojnë asgjë nga trashëgimia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *