Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Berlin kërkon hapjen e negociatave në qershor


Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”.

Meta u kërkoi gjermanëve hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE brenda qershorit.

“Bashkatdhetarët e mi presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushëdetyrimet e të kryejë punët që i takojnë. Megjithëse një vend modest, ne nuk u shmangemi përgjegjësive tona më të mëdha në lidhje me rendin paqësor global,”– tha Meta.

Mirëpo sipas mediave gjermane, kancelarja angela Merkel e ka refuzuar mëngjesin e sotëm, kërkesën e KE-së për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *