Vendosni fjalën kyçe....

1 milionë protestues mbushin rrugët e Hong Kong-ut, protestojnë kundër projektligjit për ekstradimin


Rreth 1 milionë protestues morën pjesë në një marrshim ditën e sotme në Hong Kong, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo demostratë ishte më e madhja sipas organizatorëve, pas asaj të 2003 që sipas tyre nxorri në rrugë rreth 1.030.000 njerëz.

Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se policia vlerësoi se 240,000 ishin në marshim “në kulmin e saj”.

Protesta e së dielës rriti presionin mbi shefen ekzekutive që administron Hong Kong-un Carrie Lam dhe mbështetësve të zyrtarëve në Pekin.

“Ajo duhet të tërheqë projektligjin dhe të japë dorëheqjen”, tha veterani i Partisë Demokratike James James, i cili u tha turmave që u mblodhën jashtë parlamentit të qytetit dhe selisë së qeverisë në rrethin e biznesit të Admiralty në mbrëmjen së dielës.

Ndryshimet do të thjeshtojnë marrëveshjet rast pas rasti për të lejuar ekstradimin e të dyshuarve të kërkuar në juridiksione, duke përfshirë Kinën kontinentale, Makau dhe Tajvani, përtej 20 me të cilat Hong Kong tashmë ka traktate ekstradimi.

Kundërshtarët e projektligjit vënë në pikëpyetje drejtësinë dhe transparencën e sistemit gjyqësor kinez dhe u shqetësuan për forcat kineze të sigurisë, që ndërtojnë akuzat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *