Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në fshatin Tapizë të Krujës disa persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një banesë.
Mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet A.D., nën kërcënimin e një arme, disa persona kanë marrë bizhuteri dhe një sasi parash.
“Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, shkruhet në njoftimin e policisë.