Në një deklaratë me rastin e 20-vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë, Shtëpia e Bardhë i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të lënë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje në njohen reciproke të tyre.
“Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit.”
“E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik”, tha zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Judd Deere.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm”, vijon deklarata.