Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i bujshëm, Neymar drejt rikthimit te Barcelona


Braziliani Neymar dhe PSG-ja i kanë krisur marrëdhëniet dhe sipas të gjitha gjasave janë në prag divorci.

Sipas spanjolles “Sport”, lojtari kërkon të largohet nga klubi francez dhe nuk do ishte çudi që  të rikthehej në Spanjë.

Mediat spanjolle raportojnë se Neymar kërkohet nga Barcelona, klub nga i cili u largua për t’u bashkuar me PSG-në, por katalanasit po qëndrojnë ende larg, për të mos u përplasur me klubin francez.

Në rast se Neymar do firmosë për t’u larguar atëherë te Barcelona e presin krahëhapur, ku do zëvendësonte një tjetër brazilian në ikje, Coutinho-n.

Madje ky i fundit mund të jetë çelësi që e rikthen Neymar-in në Spanjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *